Arrestohet hajduti i dhunshëm
12/02/2005 Gëzim Karaj përfundoi në prangat e policisë kryeqytetase pas denoncimit të bërë nga një shtetas. Kallëzuesi dëshmoi para oficerëve të policisë gjyqësore se, 31-vjeçari nga Fushë-Kruja i kishte vjedhur me dhunë 20 mijë lekë të reja, në datat 8 dhe 10 shkurt.
Ngjarja
"Gëzim Karaj më ka marrë një herë 20 mijë lekë të reja. Ju lutem më ndihmoni se nuk ia dal dot më. Shuma që më ka marrë ka qenë njëfarë gjobe, që ai më detyroi ta paguaj. Ju lutem bëni diçka, pasi vetë unë nuk mund ta përballoj. Sot jam i detyruar t'i paguaj një gjobë tjetër, po aq të madhe për xhepin tim", kështu e nisi dëshminë e tij në polici, viktima e Gëzim Karajt. Burime nga Komisariati i policisë nr.3, bëjnë të ditur se brenda një afati shumë të shkurtër kohor, u gatit terreni për të stimuluar dorëzimin e parave. Agjentët e policisë kriminale mbërritën në vendin ku do të bëhej takimi, njëkohësisht me viktimën. Pak çaste më pas atje u paraqit dhe Gëzim Karaj. Pa mundur të merrte në duar këstin e dytë të gjobës, ai ndjeu në kyçe prangat e hekurta të uniformave. Vetëm në atë moment, ai kuptoi se kishte rënë në kurthin e policisë. Në cilësinë e provës materiale u bllokua sasia e parave që ishte parashikuar për të shlyer gjobën. Ai akuzohet se ka konsumuar veprën e parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal. I prangosuri nuk ka qenë dënuar ndonjëherë më parë nga togat e zeza. U kryen të gjitha veprimet hetimore dhe materialet në ngarkim të hajdutit iu kaluan organit të akuzës.