Incident i rëndë, grekët sulm me armë në Butrint

11/02/2005 Çastet e vështira të tre peshkatarëve shqiptarë
Roja bregdetare greke ka qëlluar me armë ndaj anijes shqiptare të peshkimit, “Tre Vëllezërit”, në ujërat territoriale të vendit tonë. Ngjarja ka ndodhur dje, pasdite, midis luginës së Vrinës dhe Butrintit. Asnjë reagim nga Qeveria shqiptare
Incident i rëndë me armë mes rojes bregdetare greke dhe një peshkarezhe shqiptare në ujërat territoriale të vendit tonë. Ngjarja ka ndodhur në Kanalin e Korfuzit, dje, mbasdite, rreth 600 metra nga bregdeti shqiptar, pikërisht në zonën detare përballë përroit të Vasifës, në afërsi të Butrintit.
Të paktën pesë plumba kanë qëlluar në drejtim të peshkarexhes shqiptare “Tre Vëllezërit”, por pa pasur lëndime në ekuipazh, ose pa dëmtuar rëndë anijen e peshkimit.
Skafi i policisë greke ka hyrë dje mbasdite, rreth orës 16.15, në ujërat tona territoriale dhe i ka kërkuar peshkarexhës shqiptare t’i afrohet atij. Peshkatarët kanë vijuar punën e tyre dhe më pas skafi ka kryer disa rrotullime lufarake dhe ka qëlluar në ajër ndaj tyre. Përsëri tre peshkatarët nuk kanë reaguar, por janë detyruar të marrin pozicione mbrojtëse për të shpëtuar nga plumbat e mëpasëm.
Nga skafi grek janë lëshur plumba të tjerë, por kësaj radhe në drejtim të anijes së vogël, e cila, si për ironi, kishte të shkruar në greqisht edhe emrin e saj.
Kapiteni i anijes, Kreshnik Çela dhe dy pjesëtarët e ekuipazhit, Dritan Çela dhe Kostaq Kaçorri janë ndjerë mirë kur skafi grek i ka lënë në punë të tyre dhe ata kishin shpëtuar nga plumbat e policisë së vendit fqinj.
Të irrituar dhe të pambrojtur, janë drejtuar menjëherë nga bregu, që nuk ka qenë larg prej tyre dhe më pas kanë bërë kallëzimin në postën e policisë në Ksamil.
Menjëherë në vendngjarje është nisur grupi i hetimit, drejtuar prej prokurorit të rrethit, Artan Azbiu. Por, pavarësisht ngulmimit të tyre për të vazhduar hetimin deri në fund, për shkak të errësirës ai është ndërprerë. Kanë mbetur vetëm shenjat e qarta të dy plumbave mbi metalin e peshkarezhës dhe shija e hidhur e pasigurisë brenda kufirit të vendit tënd.
Ky është incidenti i parë mes dy vendeve në dy vitet e fundit. Më përpara nuk kanë munguar përleshje të tilla, mes të cilave ka pasur edhe viktima. Dy vjet më parë, policia greke vrau një qytetar shqiptar të dyshuar për trafik në ujërat mes Korfuzit dhe Sarandës, po katër vjet më parë, një polic grek u vra nga klandestinët shqiptarë, që tentonin Korfuzin.
Deri në orët e vona të natës së djeshme nuk ka pasur kurrfarë reagimi nga autoritetet shqiptare për këtë incident me armë në ujërat tona territoriale.