Arrestohet italiani për favorizim kalimi të paligjshëm.
12/02/2005 DURRËS - Pronari italian i një punishteje për përpunim druri në
Kamëz është arrestuar nga policia e Durrësit. Shtetasi më kombësi dhe shtetasi italiane, Vincenzo di Sarra, i datëlindjes 1947, është akuzuar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të
kufirit shtetëror. Ka qenë bashkërendimi i veprimeve me policinë e Tiranës dhe prokurorinë e qytetit bregdetar, ajo që ka ndihmuar policinë e Durrësit të bëjë të mundur zbulimin dhe dokumentimin e
veprimtarisë së paligjshme të italianit Di Sarra. Policia e Durrësit ka deklaruar se nga porti italian i Barit janë kthyer tre shtetas, të cilët kishin kaluar nga porti i Durrësit të strehuar në automjetin e italianit Vincenzo di Sarra. Si ndërmjetës për tre shqiptarët, të cilët nuk kanë mundur të shkelin në tokën italiane, ka shërbyer një i afërt i pronarit
italian të punishtes së drurit në Kamëz. Italiani, bëhet e ditur nga policia, ka pasur dijeni të plotë që në kamionin e tij të ngarkuar me elementë prej druri me paleta janë strehuar në mënyrë të jashtëligjshme shqiptarët që synonin të emigronin në Itali. Sipas policisë, dy matjanë, të quajtur E.Cani dhe M.Selaj, si
dhe shtetasi nga Fushë Kruja, S.Çela, janë futur nga pronari italian në rimorkion e kamionit dhe kanë mundur t’i shpëtojnë kontrollit në portin e Durrësit. Por pas udhëtimit disa orë, të tre shtetasit janë riatdhesuar menjëherë, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të kapur edhe italianin, i cili akuzohet për favorizimi të kalimit të paligjshëm të kufirit.