Pranga tutorit të prostitutës

12/02/2005 Inspektorët e antitrafiqeve vënë në pranga një tutor prostitutash. Maks Lato ka shfrytëzuar në trotuare Sh.L., për 8 vjet me radhë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale banesa dhe një automjet që dispononte tutori, pasi u cilësuan se vinin nga fitimet e kësaj veprimtarie kriminale.
Arrestimi
Maks Lato kishte pak muaj që ishte kthyer nga Italia, ku kish banuar shumë vjet radhazi. 42-vjeçari kishte blerë një shtëpi në rrugën "Haxhi Dalliu", pak metra larg Prokurorisë së Tiranës. Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut, saktësojnë se tutori ishte denoncuar para pak ditësh nga një vajzë, e cila pretendonte se ai e kish shfrytëzuar seksualisht. "Ai më ka marrë që në vitin 1996 dhe më shfrytëzoi si prostitutë, deri pak muaj më parë. Më trajtonte shumë keq. Më detyronte që të punoja rrugëve dhe më vinte tarifa të caktuara. Nëse nuk i jepja paratë që më kërkonte, vlonte druri. Nuk kisha asnjë mundësi për ta denoncuar, pasi më kërcënonte se do më zhdukte familjen", dëshmoi prostituta para oficerëve të policisë gjyqësore. Të njëjtat burime saktësojnë se, menjëherë uniformat nisën të bënin planin për arrestimin e tutorit. Maks Lato u vu në pranga në banesën e tij dhe nuk bëri asnjë tentativë për të shpëtuar nga prangat. Ai ka konsumuar veprën e parashikuar nga neni 114/5, pika 5 e Kodit Penal, në rrethana rënduese. Pas arrestimit, blutë sekuestruan banesën, automjetin me targa TR 4663 F si dhe sende të tjera, që mendohet se vinin nga shfrytëzimi seksual i vajzës. Materialet në ngarkim të tij iu kaluan Prokurorisë për të vijuar më tej hetimet.