Kapen 400 gramë heroinë në Durrës
12/02/2005 DURRËS - Policia e Durrësit ka arrestuar dje një 43-vjeçar, nga
Shënvlashi, pasi në banesën e tij është gjetur lëndë narkotike. Burime nga policia bëjnë të ditur se, pas informacioneve që dispononte organi i policisë, dje në mesditë është realizuar një operacion kontrolli në banesën e shtetasit Gëzim Hajderaj. Sipas bluve të Durrësit, lënda narkotike, e cila mendohet se është e
llojit heroinë, është kapur në stallën e bagëtive, pronë e shtetasit Hajderaj. 43-vjeçari është arrestuar në flagrancë ndërkohë që 400 gramë drogë e sekuestruar është bllokuar në cilësinë e provës materiale. Heroina ka qenë e paketuar në dy qese plastike dhe ishte strehuar në një vend të fshehtë. Ky është i treti rast brenda këtij viti që policia bllokon drogë në Durrës. Ndërsa në dy rast e tjera sasia e lëndës narkotike ka qenë në sasi të vogla, që varionin deri në 10 gramë dhe shpërndarësit kanë qenë adoleshentë. Këtë herë policia ka deklaruar se kishte bllokuar 400 gramë lëndë narkotike në banesën e një 43-vjeçari. Sipas saj, shtetasi nga Shënvlashi i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike, ka qenë në vëzhgimin e agjentëve për një periudhë të gjatë dhe është kontrolluar vetëm pasi agjentët kanë mundur të zbulojnë edhe vendin ku strehohej droga.