E Hënë, 2 Nëntor 2026

Më 8 prill Karlo martohet me Kamilën

11/02/2005  Konfirmohet zyrtarisht martesa më e përfolur, por Boëles nuk do të bëhet mbretëreshë

Princi Karl i i Anglisë dhe Kamila Parker Boëles do të martohen. E ka bërë të ditur zëdhënësi i fronit të Anglisë. Data e dasmës është fiksuar më 8 prill të këtij viti. Por kur Karlo të bëhet mbret, Kamila nuk do të bëhet mbretëreshë, ajo do të mbetet princeshë e bashkëshortit. Pikërisht kohët e fundit lidhja mes princit dhe Kamilës ka qenë në qendër të një debati parlamentar për të vendosur se kush do ta mbante zonjën Boëles.

Kjo do të jetë martesa e dytë për Karlon, që u divorcua nga Lady Diana, e cila vdiq më pas në një aksident rrugor në Paris gushtin e vitit 1997. Edhe për Kamilën është martesa e dytë. Çështja është shumë delikate jo vetëm për faktin se qytetarët britanikë e kanë pasur për zemër Lady Dianën dhe ruajnë kujtime të bukura për të, por edhe sepse Kamila është një grua e divorcuar. Megjithëse në historinë e Britanisë ka shumë mbretër të divorcuar, , mbretërit që janë martuar me një grua të divorcuar janë shumë të paktë. Aq më tepër që Kamila është një grua e divorcuar me burrë ende të gjallë.

Mbreti i Anglisë është edhe – falë Enrikut të VIII dhe vendimit të vitit 1534 – Kreu i Kishë Anglikane, dhe në këtë epokë besnikë të ndryshëm anglikanë janë kundër divorcit; veçanërisht për përfaqësuesit e Kishës në tokë.

Pra, martesa me Camilla Parker Boëles për princin e Uellsit mund të çojë në heqjen dorë nga froni mbretëror, çka mund të ishte në favor të djalit të tij të madh, popullorit Ëilliam. Pyetja do të ziejë në mendjet e gjithë botës perëndimore, por përgjigjja nuk është e saktë. Vitin e kaluar, një sondazh kishte treguar se 32% e britanikëve kishin favorizuar martesën mes të dy të dashuruarve për një kohë të gjatë – të prekur ndoshta edhe nga besnikëria reciproke e të dashuruarve, ai tashmë 56 vjep, ajo 57. 29 për qind është shprehur kundra.

Ceremonia

Karlo dhe Kamila do të bashkohen në martesë në një ceremoni civile, që do të pasohet nga “një shërbim lutjesh” në kishën e St George që do të drejtohet nga arqipeshkvi i Canterbury.

Urimet e mbretëreshës

"Urimet më të mira për të ardhmen e tyre së bashku" i janë drejtuar Karlos dhe Kamilës ditën e shpalljes së martesës nga mbretëresha Elisabeta II dhe bashkëshorti duka i Edimburgut. Kjo bëhet e ditur nga një deklaratë zyrtare e Buckhingham Palace.

Të lumtur edhe "princët"

Edhe princët Ëilliam e Harry janë të lumtur për martesën e të atit me Kamilën. E kanë bërë të ditur burime të besueshme të pallatit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›