Dehen, vrasin bashkëfshatarin

09/03/2005 Artur Meta gjendet i vrarë në një kanal
Një 30-vjeçar nga fshati Luz i Madh i Kavajës u gjet i vrarë mëngjesin e së hënës në një rrugë rurale. Artur Meta, baba i dy fëmijëve, ishte copëtuar me thika dhe hedhur në një kanal përbri. Policia kriminale zbulon autorët e krimit, të cilët janë dy bashkëfshatarë të viktimës. Shpallen në kërkim Fiqiret Seferi dhe Lulëzim Kibaj, të cilët kanë qenë të dehur kur vranë Metën.
Ngjarja
Artur Meta dhe 2 autorët e krimit mësohet se shoqëroheshin shumë me njëri-etjtrin. Burime zyrtare nga komisariati i Kavajës bëjnë të ditur se ky fakt konfirmohet nga të gjithë banorët e Luzit. Mbrëmjen e datës 6 mars, 3 protagonistët e ngjarjes kanë dëfryer së bashku në klubin e fshatit, ku kanë konsumuar një sasi të madhe alkooli. I zoti i lokalit u ka kërkuar të largohen, pasi donte të evitonte ndonjë eventualitet të pakëndëshm, por ata nuk pranuan. Si të mos mjaftonte me kaq, Kibraj dhe Seferi janë grindur me viktimën keqas. Dëshmitarët pohojnë se, Artur Meta i kundërshtonte bashkëbiseduesit e tij me shumë ngulm, por tavolinat pranë nuk mund të dëgjonin objektin e grindjes, për shkak të zhurmës që ishte krijuar. Paskëtaj, që të tre klientët, në gjendje të dehur ishin larguar nga lokali. Kur mëngjesin e së nesërmes, në fshat qe përhapur fjala se u gjet i vrarë 30-vjeçari, askush nuk vuri në dyshim se autorët e krimit nuk mund të ishin tjetër veçse shokët e tij të pijes. Babai i dy fëmijëve ishte gjetur i hedhur në një kanal, pranë rrugë rurale që lidhte Luzin e Madh me Luzin e Vogël. Viktima kishte barkun krejtësisht të copëtuar dhe duhej të kishte humbur shumë gjak gjatë orëve të natës. Veç kësaj, temperaturat e ulëta kishin ndikuar negativisht për të, duke mos i lënë mundësinë të mbijetonte deri në mëngjes. Si armë për ekzekutim kishte shërbyer një thikë, të cilën Fiqeret Seferi mbante me vete në xhep dhe nuk hezitonte t'ia rrëfente gjithkujt, me të cilin i lindte ndonjë problem.
Hetimet
Nuk u nevojitën më tepër se 3 orë që policia kriminale e komisariatit të Kavajës të dokumentonte ngjarjen. Sherri i hapur që Seferi dhe Kibja kishin patur në mbrëmje me viktimën, ishte ndjekur nga një numër i konsiderueshëm dëshmitarësh, të cilët nuk hezituan të dëshmonin para uniformave. Por, tanimë ishte vonë, pasi kriminelët ishin ndërgjegjësuar pas daljes së alkoolit dhe kishin marrë arratinë. Familjet e tyre nuk ia kishin idenë se ku mund të qenë fshehur ata pas krimit, i cili nuk ishte i pari për asnjërin nga ata. Kanë nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 2 autorëve të krimit, të cilët mendohet se nuk mund të jenë larguar shumë nga vendi i ngjarjes. Sakaq, fotografitë e tyre u janë shpërndarë pikëkalimeve kufitare dhe aeroportit të Rinasit, për të ndalur largimin e tyre nga Shqipëria. Duke iu referuar burimeve zyrtare nga Ministria e Rendit Publik, mësohet se njëri nga vrasësit ka qenë dënuar 3 herë më parë nga drejtësia. Fiqiret Seferi ka vuajtur dy herë dënime në muaj në Itali, ku është akuzuar për trafik klandestinësh. Ndërsa në datën 5 shkurt të vitit 2003, ai u vu në pranga nga policia shqiptare për kundërshtim me dhunë ndaj forcave blu gjatë kryerjes së detyrës. Por dhe vrasësi tjetër, Lulëzim Kibja, ka qenë dënuar për të njëjtën akuzë.