E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet hajduti që vidhte makina dhe i shiste lirë



KORÇË - Një i ri është arrestuar dje nga policia e Korçës, i akuzuar për vjedhje automjetesh. Sipas burimeve të policisë lokalet mësohet se në pranga është vënë 25-vjeçari Daniel Meta. Ndalimi i tij, sipas policisë, është bërë gjatë operacionit të koduar "Mercedes". Nga hetimet e para mbi të rëndon akuza e vjedhjes së 4 automjeteve, të cilat më pas i shiste me çmim të lirë. Policia po heton për gjetjen e bashkëpunëtorëve, pasi nuk dihet ende nëse i riu vepronte i vetëm, apo me persona të tjerë.

2 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›