Udhëzimi i Hipotekës për tapitë që merren pas legalizimit
Të gjithë personat që kanë përfituar nga procesi i legalizimeve të miratuara nga qeveria duhet të pajisen me certifikatën reale të pronësisë, e cila jepet në Hipotekë. Për këtë arsye Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka hartuar një udhëzim të brendshëm për regjistrimin e pasurive të paluajtshme të fituara me anë të ligjit për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e zonave të ndërtimeve informale.
Udhëzimi
Burimet zyrtare të Hipotekave pohuan se udhëzimi u është shpërndarë të gjitha Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, të cilat tashmë do ta kenë më të lehtë procedimin e regjistrimit të pasurive të legalizuara, duke përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve në një kohë më të shpejtë. Ky udhëzim parashikon që të gjithë personat që kanë përfituar nga procesi i legalizimit do të informohen nga Agjencia Rajonale e Legalizimit për përcjelljen e dokumentacionit nga ana e saj pranë ZVRPP-së përkatëse. "Qytetari në këtë moment duhet të paraqitet pranë ZVRPP-së përkatëse me njoftimin e ALUIZNI-t dhe të bëjë pagesën e tarifës së shërbimit pranë sporteleve të ZVRPP-së. Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duke filluar që nga ky moment, duhet ta shqyrtojnë kërkesën brenda 15 ditëve. ZVRPP-të nuk kanë të drejtë t'i dërgojnë qytetarit Akt Verifikimi dhe për çdo lloj paqartësie apo mungese dokumentacioni duhet t'i drejtohet Zyrës Rajonale të Legalizimeve",- thanë dje burimet zyrtare të Hipotekës. Sipas tyre, në përfundim të procesit qytetari do të pajiset me Certifikatë Pronësie në rastet kur zona është në Sistemin e Ri të Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme, ose me Vërtetim Pronësie në rastet kur zona përkatëse nuk është në Sistemin e Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Regjistrimi
Në rastet kur Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nuk do të përmbushin detyrimet ndaj qytetarëve, do të kenë sanksione administrative nga ana e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Udhëzimi i miratuar parashikon regjistrimin e lejeve të legalizimit në të gjitha rastet që mund të shfaqen; si në rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet në pronësi të atij që ka ndërtuar, në rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet në një parcelë që është në pronësi të shtetit, dhe në rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet në një parcelë në pronësi private.
Në rastin e fundit, do të procedohet kalimi i pronësisë nga privat në shtet në bazë të VKM-së për shpronësimet, dhe më pas do të regjistrohet leja e legalizimit. Udhëzimi i miratuar nga ana e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme parashikon në detaje edhe të gjitha problematikat e tjera që mund të shfaqen përgjatë regjistrimit të lejeve të legalizimit, si në rastet kur parcela ndërtimore është më e vogël se pasuria e regjistruar apo e anasjella.
Zona kadastrale është në sistemin e ri të regjistrimit
Rasti i parë: Ndërtimi informal është ngritur mbi një truall të regjistruar në pronësi të poseduesit të ndërtimit pa leje.
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim i paraqitur nga Agjencia Rajonale e ALUIZNI-t do të jetë:
Leja e Legalizimit të objektit
Gen-Plani i objektit i hartuar si Plan-Rilevimi
Fragment i ortofotos të objektit të legalizuar që konfirmon ekzistencën e objektit para datës së kryerjes të fotografimit ajror.
Planimetria e kateve të objektit të legalizuar. Çdo dokument tjetër teknik që shërben për përcaktimin e saktë të pasurisë së legalizuar. Për shtesat anësore planimetria duhet të jepet për të gjithë objektin dhe të shënohet qartë pjesa e legalizuar.
Regjistri i parcelës ndërtimore
Kartela e regjistrimit e pasurisë së legalizuar
HTR-ja e përditësuar (azhornuar) për të gjithë zonën informale.
Me paraqitjen e këtij dokumentacioni pranë Zyrës Vendore, për një pasuri të caktuar, në fillim do të identifikohet kartela përkatëse, (meqë pronari i tokës është edhe ndërtues i pasurisë së legalizuar) në ZK…….,Vol.,….. Faqe…….
Rasti i dytë: Ndërtimi informal është ngritur mbi një truall në pronësi shtetërore
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim i paraqitur nga Agjencia Rajonale e ALUIZNI-t do të jetë:
- Leja e Legalizimit të objektit
- Gen-Plani i objektit i hartuar si Plan-Rilevimi
- Fragment i ortofotos të objektit të legalizuar që konfirmon ekzistencën e objektit para datës së kryerjes të fotografimit ajror.
- Planimetria e kateve të objektit të legalizuar. Çdo dokument tjetër teknik që shërben për përcaktimin e saktë të pasurisë së legalizuar. Për shtesat anësore planimetria duhet të jepet për të gjithë objektin dhe të shënohet qartë pjesa e legalizuar.
- Regjistri i parcelës ndërtimore
- Kartela e regjistrimit e pasurisë së legalizuar
- HTR-ja e përditësuar (azhornuar) për të gjithë zonën informale.
Me paraqitjen e këtij dokumentacioni pranë Zyrës Vendore, për një pasuri të caktuar, në fillim do të identifikohet kartela përkatëse “shtet”, në ZK…….,Vol.,….., Faqe…….
Rasti i tretë: Ndërtimi informal është ngritur mbi një truall në pronësi private të një subjekti të ndryshëm nga subjekti që legalizohet
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim i paraqitur nga Agjencia Rajonale e ALUIZNI-t do të jetë:
- Leja e Legalizimit të objektit
- Gen-Plani i objektit i hartuar si Plan-Rilevimi
- Fragment i ortofotos të objektit të legalizuar që konfirmon ekzistencën e objektit para datës së kryerjes të fotografimit ajror.
- Planimetria e kateve të objektit të legalizuar. Çdo dokument tjetër teknik që shërben për përcaktimin e saktë të pasurisë së legalizuar. Për shtesat anësore planimetria duhet të jepet për të gjithë objektin dhe të shënohet qartë pjesa e legalizuar.
- Regjistri i parcelës ndërtimore
- Kartela e regjistrimit e pasurisë së legalizuar
- HTR-ja e përditësuar (azhornuar) për të gjithë zonën informale.
Me paraqitjen e këtij dokumentacioni pranë Zyrës Vendore, për një pasuri të caktuar, në fillim do të identifikohet kartela përkatëse, (e pronarit të tokës) në ZK…….,Vol.,….., Faqe…….
Zona kadastrale nuk është në sistemin e ri të regjistrimit
Ndërtimi informal është ngritur mbi një truall në pronësi të poseduesit të ndërtimit pa leje, të regjistruar në regjistrin hipotekor.
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim i paraqitur nga Agjencia Rajonale e ALUIZNI-t do të jetë:
- Leja e Legalizimit të objektit
- Gen-Plani i objektit i hartuar si Plan-Rilevimi
- Fragment i ortofotos të objektit të legalizuar që konfirmon ekzistencën e objektit para datës së kryerjes të fotografimit ajror.
- Planimetria e kateve të objektit të legalizuar. Çdo dokument tjetër teknik që shërben për përcaktimin e saktë të pasurisë së legalizuar. Për shtesat anësore planimetria duhet të jepet për të gjithë objektin dhe të shënohet qartë pjesa e legalizuar.
- Regjistri i parcelës ndërtimore
- Kartela e regjistrimit e pasurisë së legalizuar
- HTR-ja e përditësuar (azhornuar) për të gjithë zonën informale.
Me paraqitjen e këtij dokumentacioni pranë Zyrës Vendore, për një pasuri të caktuar, në fillim do të identifikohet regjistri hipotekor ku është regjistruar pasuria, (meqë pronari i tokës është edhe ndërtues i pasurisë së legalizuar) në ZK…….,Nr……Dat녅…..
Ndërtimi informal është ngritur mbi një truall në pronësi shtetërore
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim i paraqitur nga Agjencia Rajonale e ALUIZNI-t do të jetë:
Leja e Legalizimit të objektit
- Gen-Plani i objektit i hartuar si Plan-Rilevimi
- Fragment i ortofotos të objektit të legalizuar që konfirmon ekzistencën e objektit para datës së kryerjes të fotografimit ajror.
- Planimetria e kateve të objektit të legalizuar. Çdo dokument tjetër teknik që shërben për përcaktimin e saktë të pasurisë së legalizuar. Për shtesat anësore planimetria duhet të jepet për të gjithë objektin dhe të shënohet qartë pjesa e legalizuar.
- Regjistri i parcelës ndërtimore
- Kartela e regjistrimit e pasurisë së legalizuar
- HTR-ja e përditësuar (azhornuar) për të gjithë zonën informale.
Me paraqitjen e këtij dokumentacioni pranë Zyrës Vendore, për një pasuri të caktuar, në fillim do të identifikohet regjistri hipotekor ku është regjistruar pasuria shtet, (nëse është e regjistruar) në ZK…….,Nr……Dat녅…..
2 Shtator 2010