E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjet plotësisht dyqani, 50 milionë lekë dëme



KOPLIK- Një dyqan lëndësh ndërtimi është shkrumbuar nga zjarri në qytetin e Koplikut, ndërsa zjarrfikëset kanë mundur të evitojnë përhapjen e flakëve në ambientet e tjera përreth. Zjarri është shfaqur paraditen e së mërkurës te njësia e tregtimit të lëndëve të ndërtimit në pronësi të shtetasit Tom Vrushaj, në hyrje të qytetit të Koplikut, në Malësi të Madhe. Era ka ndihmuar përhapjen e flakëve dhe materialet e djegshme kanë bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha dhe të rrezikojë objektet e tjera afër tij, por ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të zjarrit. Dëmet e shkaktuara janë rreth 5 milionë lekë. Shkak i rënies së zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike brenda dyqanit.

2 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›