E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr mes dy personave, 52-vjeçari përfundon i plagosur



ELBASAN - Një sherr banal ka përfunduar me të plagosur mesditën e djeshme në Elbasan. Burimet zyrtare nga uniformat blu thanë se rreth orës 15:00, në lagjen “Emin Matraxhiu" ka ndodhur një plagosje me thikë. Ka qenë një telefonatë që ka njoftuar policinë. Uniformat blu thanë se me të marrë këtë informacion, në vendngjarje kanë shkuar disa patrulla që kanë nisur hetimet. Nga të dhënat e mbledhura është mësuar se Thanas Lenku, 52 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, për motive të dobëta ka plagosur me mjet të mprehtë të llojit thikë qytetarin me inicialet A. B., banues po në Elbasan, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të barkut. I dëmtuari është dërguar në spitalin kirurgjik Elbasan, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe siç mësohet gjendja e tij është e rënduar. Burimet zyrtare nga uniformat blu thanë se, janë duke punuar për sqarimin e kësaj ngjarjeje.

2 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›