Arrestohet hajduti, tmerri i Kuçovës
28/05/2005 Dyshime për dhjetëra vjedhje
KUÇOVË – Arrestohet, pas një kohe të gjatë vëzhgimi, njeriu që boshatiste jo vetëm banesat në Kuçovë, por edhe të rretheve të tjera.
Sipas informacionit të policisë në Kuçovë, mësohet se është vënë në pranga 26-vjeçari Luiz Banaj, banor i lagjes “1 Maj”, i cili kryesisht është marrë me vjedhjen e sendeve, apo ushqimeve që gjendeshin nëpër banesat. Sipas informacionit paraprak, ai dyshohet si hajdut profesionist, pasi në kontrollin që i është bërë në banesën e tij iu gjetën mjete të sofistikuara për hapjen e dyerve, të dritareve.
Policia gjeti në shtëpinë e tij disa steka cigaresh, mallra ushqimore me tepricë etj.
Po i njëjti burim tha për gazetën se 26-vjeçari këtë radhë është kapur në flagërancë, duke vjedhur një lokal në qendër të qytetit mesnatën e tri ditëve më parë, por gjatë hetimeve të para në polici personi ka pranuar edhe kryerjen e disa vjedhjeve të ndodhura edhe më parë në qytet. Në fillim rastin e ka diktuar pronari i lokalit, i cili ka lajmëruar policinë.