Vodhi dhe shiti traversat, e peshores
28/05/2005 Arrestohet 22-vjeçari
SHKODER - Rreth orës 23.30 të mbrëmjes së të enjtes është shoqëruar për në komisariatin e Malësisë së Madhe, shtetasi 22-vjeçar Ibrahim Rexhaj, lindur dhe banues në fshatin Rrape, të Malësisë së Madhe. Rexhaj është shoqëruar nga policia, pasi gjatë paradites së dy ditëve më parë, në vendin ku dikur kanë qenë rezervat e shtetit, ka përvetësuar 6 traversa metali të një ish-peshoreje makinash. Më pas i akuzuari për vjedhje ia kishte tregtuar me peshë këto traversa një firme private, që mblidhte hekurishte, kundrejt një vlere parash prej 6000 lekësh.