Gjykata, sigurim prove, ndaj akuzave për vrasje nga Dida

28/05/2005 Lexohen dëshmitë
BERAT - Ilirjan Dida dëgjon dëshmitë e akuzës për dy vrasjet e akuzuar si autor. Ish-drejtori i Policisë së Qarkut të Beratitm Ilirian Dida, u përball në Gjykatën e Rrethit, me provat që paraqiti prokuroria vendore në lidhje me akuzat për dy vrasje të ndodhura disa kohë më parë.
Gjyqtari Genci Sinjari bëri sigurimin e provës për dy dëshmitë e dhëna nga personam që nuk u bënë publikm për arsye sigurie. Ilirian Dida, i cili ka drejtuar në vitet 2001-2003 Drejtorinë e Policisë së Beratit dhe më parë, komisariatet në Lushnjë, Kukës dhe Gjirokastër, ndodhet në bangon e të akuzuarve në lidhje me gjetjen të vrarë të shtetasve Dritan Zhuka dhe Gjergji Gushali në Berat.
Në seancën e djeshme të paraqitjes së provave, janë lexuar dëshmitë me shkrim të disa qytetarëvem të cilët pretendonin se ishin në gjendje të demonstronin implikimin e Didës në vrasjen e Gjergji Gushalit dhe Dritan Zhukës. Ata sollën disa të dhëna që prokuroria tha se janë të vlefshme për të provuar akuzat e tyre, ngritur ndaj Didës.
Sipas burimeve nga kjo gjykatë, sigurimi i provës për dëshmitë është bërë edhe për arsye sigurimi, por edhe për arsye të mbrojtjes të dëshmitarëve, si dhe për të mos penguar largimin e tyre jashtë shtetit për qëllime pune, shërbimi apo bashkim familjar.
Po sipas të njëjtit burim, me seancën e djeshme për ish- komisarin Dida ka filluar edhe plotësimi i dosjes për fillimin e gjykimit. Dosja është e plotësuar me mbi 1000 fletë, në të cilat janë përfshirë dëshmi të ndryshme, procesverbal nga vendi i ngjarjes, denoncime të bëra në adresën e Didës si dhe deklarata të ndryshme për dy vrasjet e ndodhura 4 vjet më parë.
I pandehuri Ilirian Dida, ndodhet në burg, duke vuajtur aktualisht një dënim me katër vjet heqje lirie, që mori në fillim të vitit në vazhdim, në Gjykatën e Faktit të Gjirokastrës. Dida u shpall fajtor për veprën penale të mitmarrjes në detyrën e funksionarit të lartë të policisë. Sipas organit të prokurorisë së Gjirokastrës, Ilirian Dida, duke qenë në detyrën e kreut të policisë jugore, në vitin 1998, kishte marrë një shumë prej katër milionë dhrahmish (rreth 12 mijë euro), për të mbyllur një çështje penale, e cila lidhej me një grabitje banke, për të cilën ishte marrë një i pandehur.
Rreth një muaj më parë, Ilirian Dida, gjatë një vendimi të gjykatës së Beratit, u dënua edhe me një vit më shumë burg për “falsifikim të dokumenteve, të stampave dhe të vulave shtetërore”, vepër penale kjo e parashikuar nga neni 190 e 136/2 i Kodit Penal.