KE,e prokuroria monitorim korrupsionit në dogana e tatim-taksa

28/05/2005 Inspektorë të “CAM ALBANIA” takim me hetues të Krimit Ekonomik në akuzën e Tiranës
Inspektorë të “CAM ALBANIA”, kanë filluar një monitorim për krimet në fushën e doganave dhe për veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet. Disa ditë më parë, ata kanë pasur një takim me drejtues të Zyrës së Luftës Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar pranë Prokurorisë së Tiranës, ku janë njohur me statistikat e çështjeve të kësaj fushe si dhe prirjet e këtij krimi. Hetuesit e Tiranës u kanë vënë në dispozicion gjithë informacionin e kërkuar për krimin në fushën e doganave dhe tatim-taksat, përsa i përket çështjeve të dy viteve të fundit. Gjithashtu, ata janë njohur në rritjen apo uljen e përqindjes së këtij krimi, duke u krahasuar mes gjashtë mujorëve të këtij viti dhe atij të kaluar. Qëllim i këtij takimi ka qenë monitorimi i korrupsionit në dogana dhe tatim-taksa.
Monitorimi
Përfaqësues të Komisionit Evropian (KE) në Shqipëri, të cilët punojnë pranë “CAM ALBANIA”, kanë kontaktuar disa ditë më parë hetues të Prokurorisë së Tiranës, ku kanë shkëmbyer informacion rreth krimit në dogana dhe në tatim-taksa. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol”, nga burime zyrtare të Prokurorisë së Tiranës, të cilat sqaruan se inspektorët e “KAM ALBANIA” kanë si qëllim monitorimin e këtij lloj krimi dhe trajtave që ai merr në vendin tonë. Burimet pohuan se inspektorëve të “CAM ALBANIA”-s, u është vënë në dispozion gjithë informacioni i kërkuar rreth procedimeve penale për këto çështje, numrit të tyre dhe të të pandehurve. Gjithashtu, mësohet të jetë biseduar edhe për llojet e trajtave të këtij lloji krimi në Shqipëri dhe përmasat me të cilat ka evoluar nga viti në vit. Burimet e Prokurorisë theksuan se ky monitorim ka si qëllim studimin dhe luftimin e këtij lloji krimi, që kryesisht është kryer nga vetë punonjësit shtetërorë të doganave dhe tatim-taksave. Gjithashtu, mësohet se qëllimi kryesor i këtij monitorimi do të jetë përcaktimi i përqindjes së korrupsionit në doganat dhe tatim-taksat.
Çështjet
Në çështjet penale të kësaj fushe të krimit, të pandehurit kryesisht janë punonjës shtetërorë të doganave dhe tatim-taksave. Ata janë akuzuar nga vetë institucionet apo nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për shpërdorim të detyrës, mitmarrje, apo lejim të kalimit të mallrave pa çdoganim. Sipas burimeve të Prokurorisë, vitin e kaluar është vërejtur një rritje e këtij lloji krimi, ndërsa këta muaj thuajse nuk ka pasur raste të denoncuara.
Për 2004, 273 çështje me 125 të pandehur
Për krime në fushën e doganave dhe për vepra penale në lidhje me taksat dhe tatimet, janë regjistruar 273 procedime, me 125 të pandehur, prej të cilëve 35 me masë sigurimi “arrest në burg”, ose me rritje 157.5 për qind, krahasuar me 6-mujorin 2003. Shifrat janë publikuar nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas grup-veprave: për vepra penale në fushën e doganave janë regjistruar 194 procedime me 97 të pandehur, ose me rritje 125.5 për qind të procedimeve. Janë dërguar për gjykim 87 të pandehur, prej të cilëve 54 janë dënuar dhe janë çuar për gjykim 44 të pandehur të tjerë, përfshi dhe të pandehurit që janë mbartur në gjykim. Për vepra penale në fushën e tatimeve janë regjistruar 79 procedime me 14 të pandehur, ose me rritje rreth 3 herë të numrit të procedimeve. Janë dërguar për gjykim 10 të pandehur, prej të cilëve 2 janë dënuar dhe pritet gjykimi për 8 të pandehur të tjerë.