Ushtari nga Patosi, vjedh “Benz” në Sarandë
28/05/2005 Pangoset në shërbim
SARANDE - Policia ka arrestuar një ushtar nga Gjirokastra, por që ka vjedhur në Sarandë.
Komisariati i Policisë në qytetin e Sarandës njoftoi për prangosjen e 22-vjeçarit Fatjon Gjodeshi dje në orët e paradites. Arrestimi i tij është bërë për veprën penale të vjedhjes së pasurisë të shtetasit. Sipas policisë, 22-vjeçari Fatjon Gjodeshi, banor nga Patosi, i cili ishte duke kryer shërbimin ushtarak në Gjirokastër, kishte ardhur në Sarandë dhe natën e së mërkurës ka vjedhur në fshatin Gjashtë një automjet tip Benz 2400 me targa të Delvinës. Me të marrë automjetin, ai është larguar. Pas denoncimit të bërë në polici nga drejtuesi mjetit të vjedhur ka filluar hetimi dhe kërkimi i autorit.
Burime nga policia kriminale bëjnë të ditur se, sipas informacioneve të marra është bërë e mundur gjetja e mjetit me targa të Delvinës në Patos, pra në shtëpinë e Fatjon Gjodesha. Ai, sipas burimeve, kishte parkuar makinën e vjedhur në oborrin e shtëpisë së vet dhe për vete ishte kthyer në repartin ushtarak në Gjirokastër.