Konflikt për pronën, përplasen me armë
28/05/2005 Shoqërohen në polici disa persona
ELBASAN - Rrezikon të kthehet në tragjedi kolektive konflikti për pronën mes dy fiseve në fshatin Katund i Ri, në afërsi të qytetit Elbasan, ndërsa dje policia mundi ta shuajë atë dhe të vendosë në pranga disa persona.
Fiset Salla dhe Sinanaj janë grindur me fjalë fyese për një kohë të gjatë, por në fund nuk kanë ngurruar të përdorin edhe armët e zjarrit.
Në vendngjarje kanë arritur menjëherë furgonat e policisë së grupit të gatshëm dhe policia kriminale. Dhjetëra uniforma blu kanë vënë nën kontroll situatën, duke neutralizuar veprimet e dhunshme mes përfaqësuesve të të dy fiseve.
Disa shtetas janë shoqëruar për në komisariat për të sqaruar rrethanat e incidentit të rëndë.
Sipas të dhënave paraprake, grindja mes dy fiseve ka nisur kohë më parë, për shkak të autorësisë mbi pronën. Banorë të lagjes tregojnë se edhe herë të tjera ka pasur grindje të dhunshme mes tyre, por ajo e ditës së djeshme kishte gjasa të përfundonte vërtet tragjikisht. Pasi nuk kanë mundur t’i zgjidhin me qetësi mosmarrëveshjet, ata i janë drejtuar grykës së armëve.
Sipas të dhënave të policisë, njëri nga autorët është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për kapjen e tij.
Ende nuk dihet nëse ka apo jo të plagosur si pasojë e këmbimit të zjarrit.
Çështja është në hetim, ndërkohë që banorët e fshatit përjetuan orë tronditëse, kur dy fiset përorën armët e zjarrit.