Futen në shtëpi, grabisin motorin dhe një celular
28/05/2005 Arrestohen dy, në kërkim i treti
LUSHNJE - Tre persona të maskuar, kanë hyrë të armatosur në banesën e një qytetari në Lushnjë dhe i kanë grabitur atij disa sende, duke u zhdukur në drejtim të paditur.
Burime nga Komisariati i Policisë së Lushnjës, thanë dje, se ngjarja ka ndodhur në Goricaj, në afërsi të qytetit myzeqar, kur në banesën e shtetasit Roland Nushi, 35 vjeç, kanë hyrë dy persona të armatosur. Sipas policisë, tre keqbërësit, kishin qenë të maskuar dhe kishin me vete një automatik dhe një pistoletë. Ata kishin arritur të grabisnin me dhunë Nushin, duke marrë një motor dhe një celular. Policia tha se pas denoncimit të personit të dëmtuar, Ronald Nushi, u vu në kërkim të autorëve dhe pas disa orëve identifikoi si të dyshuarit kryesorë, Afrim Meço, 31 vjeç, dhe Genci Mezini, 33 vjeç, që të dy nga Karbunara e Lushnjës. Forcat e rendit kanë arritur të realizojnë arrestimin e dy prej tre të dyshuarve.
Mësohet se Afrim Meço kishte qenë më parë i dënuar për vjedhje me armë, kurse Genci Mezini kishte vuajtur një dënim, për trafikim të lëndëve narkotike. Sipas policisë, dy shtetasit e arrestuar, të cilëve iu gjetën një pistoletë, një krëhër fishekësh, maskat si dhe prova të tjera materiale, kanë bashkëpunuar në krim me shtetasin 28 vjeçar nga Karbunara, Armand Pepa, i cili u shpall në kërkim.