Vdes inxhinieri i Komanit, shkak kushtet e papërshtatshme të punës

28/05/2005 Sehat Isufi ka qenë duke lidhur një kabëll telefonik, kur është aksidentuar duke rënë nga lartësia
SHKODER – Një inxhinier ka humbur jetën, një ditë më parë, në krye të detyrës në hidrocentralin e Komanit. Ngjarja e rëndë, ku ka mbetur i vdekur 45-vjeçari Sehat Isufi, ka ardhur pas rënies së tij nga nga një lartësi prej gati 5 metrash. Ai është rrëzuar pak pas mesditës së të enjtes, por çdo ndihmë mjekësore e specializuar ka qenë e kotë, pasi Isufi ka gjetur vdekjen në repartin e reanimacionit të spitalit Ushtarak mëngjesin e djeshëm, rreth orës 04.00.
Shkak i aksidentit vdekjeprurës për babanë e dy fëmijëve dyshohet se kanë qenë mungesa e kushteve teknike të punës, gjithsesi dhe pista e një vdekjeje aksidentale nuk është përjashtuar akoma.
Aksidenti
Mesdita e së enjtes ka qenë jo vetëm dita e fundit e daljes së Sehat Isufit në punë, por edhe dita e aksidentit të rëndë, me pasojë vdekjen në krye të detyrës. Ka qenë ora 14.00, pra orari i paraqitjes së tij në punë, kur punonjësit e hidrocentralit të Komanit e kanë lajmëruar se linja telefonike e kësaj ndërtese, të një rëndësie të veçantë, kishte dalë jashtë funksionimit. Menjëherë sapo e kanë lajmëruar, inxhinieri Isufi ka filluar punën për gjetjen e defektit të linjës telefonike të hidrocentralit.
Pas kontrollit, ai ka vënë re se një pjesë e kabllit telefonik, që ndodhej në një pjesë të një ndërtese në rikonstruksion e sipër, kishte dalë jashtë funksionimit dhe duhej ndërruar. Pasi ka marrë kabllin e ri, inxhinieri, i cili kishte 10 vjet që punonte pranë këtij hidrocentrali, ka filluar punën, duke përdorur mjete rrethanore për të shtrirë edhe njëherë linjën e dalë jashtë përdorimit.
Ambienti i brendshëm ku ai ishte duke punuar ishte në gjysmë errësirë dhe me rreth 4 m lartësi nga toka, si dhe kishte një ndarje dysheme nga dysheme prej 80 cm. Ka qenë pikërisht kjo ndarje e ndërtesës në rikonstruksion, fatale për të.
Rreth 40 minuta pas paraqitjes së tij në punë, inxhinieri Isufi në punë e sipër, teksa shtrinte linjën e re telefonike, në gjysmë errësirë nuk e ka dalluar dot ndarjen e dyshemesë së ndërtesës dhe këmba e tij ka rrëshqitur në të, duke shkaktuar përplasjen e tij sa në një mur në tjetrin deri në përplasjen e fundit në betonin e pjesës së poshtme të ndërtesës.
Ndihma
Pas rrëzimit të tij, kolegët kanë shpejtuar për t’i ardhur në ndihmë dhe duke parë plagët e shumta që kishte marrë në kokë kanë lajmëruar menjëherë familjarët e tij në Shkodër si dhe spitalin, për aksidentin dhe gjendjen e rëndë, në të cilën ndodhej inxhinieri.
Menjëherë, sapo është marrë vesh lajmi, Ministria e Shëndetësisë ka nisur një helikopter në vendngjarje, i cili mbërriti rreth 40 minuta pas aksidentit. Duke parë gjendjen e rëndë të të aksidentuarit, e kanë dërguar atë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për t’i dhënë një ndihmë më të specializuar kirurgjikale. Por, edhe ndërhyrja e mjekëve të Tiranës nuk ka mundur dot ta shpëtojë nga fati i keq inxhinierin Sehat Isufi, i cili ka ndërruar jetë rreth orës 04.00 të mëngjesit të djeshëm.
Hetimi
Pas aksidentit, është nisur në vendngjarje edhe grupi i policisë, i cili ka marrë të dhënat rreth vendit të ngjarjes si dhe ka kryer veprimet e para hetimore, për të vazhduar më pas me hetimet e tjera, në mënyrë që të saktësohet nëse shkaku i aksidentit ka qenë vetëm një pakujdesi e inxhinierit, apo kemi të bëjmë me mungesë të kushteve të mira të punës.
Kushtet jo të mira të punës në hidrocentralin e Komanit kanë shkaktuar edhe një vdekje tjetër para tri javësh, kohë kur humbi jetën inxhinieri tjetër 34-vjeçari Tonin Marku.
Forumi rural për rininë
“Në fshat nuk jetohet”
SHKODER – Fshati nuk të ofron mundësi për një jetë normale dhe e ardhmja është shumë e zymtë. Të rinjtë, që banojnë në zonat rurale, në përgjithësi duan që të ikin sa më shpejt nga vendbanimet e tyre. Këto kanë qenë konkluzionet që kanë dalë në në vazhdën e një forumi rural, të iniciuar nga Organizata britanike, OXFAM, që operon prej 10 vitesh në Shkodër, në bashkëpunim me organizatën për trajnim dhe zhvillim AFTD. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte dhënia e mundësisë të rinjve nga zonat rurale që të shprehin dhe ballafaqojnë idetë e tyre për fshatin dhe perspektivën e tij.