Arrestohet i akuzuari për vrasjen e ish-bashkëshortes, gazetares Melita Rubi
Durrës- Blutë e Durrësit kanë kapur në Tiranë shtetasin Bentian Shika, i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, dy vite më parë. 30-vjeçari ishte banues në lagjen Koxhas Durrës, por strehohej në Tiranë. Në vitin 2006, Melita Rubi i gjet e vrarë dhe për këtë akuzohet Shika dhe motra e tij që tashmë e ka marrë dënimin.
Kapja e shtetasit Bentian Shika u bë e mundur në qytetin e Tiranës ku ky shtetas ishte punësuar, duke iu shmangur kështu organeve të hetimit. Materialet shtesë në ngarkim të tij iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.
Arrestimi i Bentianit ka lidhje me vrasjen e gruas së tij gazetares Melita Rubi. Ajo me 2 shkurt të vitit 2006 u gjend e qëlluar me arme ne krevatin e vet martesor. Ekspertët hetimorë këtë rast e kanë cilësuar si vetëvrasje dhe çështja fillimisht është mbyllur. Me pas me kembënguljen e familjes Rubi, ka rifilluar çeshtja gjyqësore dhe nën cilësimin e provave të reja policia ka arrestuar, rreth 9 muaj pas ngjarjes, të shoqin Bentianin dhe të motren e tij, të dyshuar si autorë të mundshëm të vrasjes së gazetares Melita Rubit.
Gjykata pas përfundimit të gjykimit i ka dhënë 12 vite burg motres së Bentianit dhe vetë atij 2 vite burgimi, mbasi arma e gjetur ne dhomën ku ka ndodhur vrasja ishte arma e tij. Ai u dënua me këtë masë pasi arma mbahej prej tij pa lejë. Sipas avokatit, Kosta Basha, arrestimi i tij është bërë pas vendimit të marrë për rikthim të çështjes penale për vrasjen e gazetares Melita Rubi. Ai thotë se Bentiani nuk është i akuzuar, por është person nën hetim. Vendimin per rikthimin e çështjes e ka marrë gjyqtarja e Durrësit Dhurata Bilo dhe më 24.07.2008 është bërë shpallja në kërkim e tij.
Kapja e shtetasit Bentian Shika u bë e mundur në qytetin e Tiranës ku ky shtetas ishte punësuar, duke iu shmangur kështu organeve të hetimit.