Kapen 59 kg hashash në Shkodër, dy në pranga
Shkodër- Kapen me drogë, të cilën po tentonte ta kalonte me kafshë në Malin e Zi, përmes pikës së kalimit kufitar. Ndalimi është bërë në fshatin Starë të komunës Kastrat, në rrethin e Malësisë së Madhe, ku është kapur në flagrancë 18-vjeçari, Vilson Çekaj.
“Ky shtetas është kapur me tre çanta me kanabis saiva të presuar e paketuar, ku ndodheshin 59 kg bimë narkotike, të cilat do i kalonte në Mal të Zi, përmes kufirit, larg pikëkalimit kufitar”- thanë burimet e policisë.
Sipas tyre, ka pasur informacion për një aktivitet të tillë, dhe 18-vjeçari është kapur teksa nxirrte pakot nga vendi ku i kishte fshehur në pyllin, ku ndodhet vija kufitare e dy vendeve dhe po i ngarkonte në një kafshë, që do e përdorte për transportim në anën tjetr të kufirit. Bashkëpunëtorë të 18-vjeçarit janë dhe dy shtetas të tjerë, për kapjen e të cilëve po punohet.
Gjithashtu, policia e Shkodrës në banesën e shtetasit Pjetër Zefi, 49-vjeç, lindur në Shllak e banues në Qafë Kala, në Shkodër ka gjetur 6.2 kg bimë narkotike kanabis sativa në gjendje të tharë, 18 copë granata dore, me 20 ndezëza të unifikuar të granatave.
Mendohet se bima narkotike ka qenë e mbjellë në zonën e Shllakut.
Anila Dushi