Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas, i dyshuar si autor i vrasjes në 11 prill në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet. Kështu, nga operacioni i koduar “Zalta” ka rënë në pranga shtetasi Fatmir Avdillari, 35-vjeç. Sipas hetimeve të para të policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të hakmarrjes. Fatmir Avidallari dyshonte se viktima i kishte vrarë të vëllanë, Fiqiri Avdillarin, ngjarje e ndodhur kjo në 12 janar të vitit të kaluar në Athinë. Fatmir Avdillari i njohur ndryshe me pseudonimin “Xubi” është vetëdorëzuar falë ndërmjetësimit të një punonjësi të policisë së shtetit. Ardian Tahiri u qëllua me armë zjarri vetëm dy ditë pasi ishte kthyer nga Greqia dhe gjeti vdekjen në spital. Ndërkaq policia tha se në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vrasjeje, si dhe të disa ngjarjeve të tjera të rënda.
...