E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terror me armë në një buzuk në Durrës

Lokalet e “qejfit” janë shndërruar në arenë të shtënash armësh mbrëmjen e shkuar. Ngjarja ndodhi në një buzuk në qytetin e Durrësit, ku dy persona pasi kanë pirë dhe janë dehur, duket se qejfin e tyre kanë vendosur ta shprehin me anë të armëve. Plumba të shumtë janë hedhur në drejtim të banakut dhe orkestrës, për fati ka dashur që të mos ketë asnjë të lënduar nga ngjarja. 

Alkooli, ka qenë sërish shkaku i terrorit në buzuk. Policia ka arrestuar dy të rinj, Skënder Laci dhe Florian Luci, të cilët në momentin e ngjarjes, ishin në gjendje të dehur. Forcat blu, kanë sekuestruar edhe një pistoletë tip “Zastava”, që i ka “dehur mirë” të pranishmit në lokalin e natës.

Pas hetimeve, policia konfirmoi se autorët kanë shkrepur armën në drejtim të forcave të sigurisë së lokalit. Arsyet duket se ka qenë pasi forcat e sigurisë nuk i kanë lejuar të rinjtë që të futen në lokal.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›