E Diel, 1 Nëntor 2026

Kabllot elektrike mbulojnë rrugën hyrëse të Sarandës

Absurditeti i rradhës që shoqëron punimet janë kabllot elektrike të tensionit të lartë të cilat nuk vendosen nën tokë, por betonohen mbi sipërfaqe. Precedenti është shënuar në ndërtimin e rrugës hyrëse për në qytetin e Sarandës 

SARANDE-Ndërtimi i rrugës hyrëse në qytetin e Sarandës që pritet të ndryshoje krejtësisht imazhin e parë drejt qytetit turistik, po haset me difekte të njëpasnjëshme. Bëhet fjalë për instalimet e reja elektrike të cilat po kryhen jashtë kushteve teknike. Punimet që janë bërë në kabllot e tensionit të lartë janë pjesërisht mbi tokë dhe jo të groposura nën tokë në thellësinë 1 deri 1.2 metra. Ndersa në një pjesë të rrugës mbi kabllin e tensionit të lartë është derdhur beton Si shkak i moszbatimit të këtij kushti teknik, ato vazhdojnë të dëmtohen çdo ditë, pasi duke qenë në sipërfaqe, shkelen nga automjetet që kalojnë mbi to.
Jo vetëm kaq, por në nisje të zgjerimit të rrugës, në afërsi të vendit të quajtur Tuneli, gjatë momentit të heqjes së linjës së ndriçimit, ka mbetur një kabëll, i cili sa herë ndizen apo fiken llampat e ndriçimit publik, jep masë elektrike duke u bërë një rrezik evident për banorët. Në një tjetër vend mbi kabllin e tensionit të lartë është derdhur beton.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›