E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon gara e sondazheve, Zogby: PS 37%, PD 30 %, LSI 5 %

 

Gara e sondazheve ka vazhduar dhe edhe dje kur Top Channel dhe Zogby International kanë nxjerrë PS-në fituese e zgjedhjeve të 28 qershorit. Pas sondazheve të publikuara dy ditë më parë nga Tv Klan në bashkëpunim me “Gani Bobi” dhe një sondazhi të publikuar nga LSI-, Top Channel dhe Zogby kanë publikuar dje sondazhin e tyre. Në sondazh kanë marrë pjesë 1000 të intervistuar dhe marshi i gabimit është +-3.2%. Të pyetur se për kë parti do të votonin 37% e të intervistuarve kanë zgjedhur PS-në, 30% PD-në dhe 5% LSI-në. Ndërkohë 19% e të pyeturve nuk janë të sigurtë ende për kë do të votojnë, kurse 4% nuk janë përgjigjur. Në të njëjtnë kohë PDK-ja, PBDNJ-ja dhe PR-ja kanë marrë nga 1%. Qytetarët mendojnë se puna e Berishës dhe Ramës nuk është produktive. Kështu vetëm 32% mendojnë se Berisha po punon mirë, kurse 65% mendojnë të kundërtën. Ndërsa për kreun e PS-së dhe Bashkisë së Tiranës 44% mendojnë se po punon mirë dhe 52% se është duke punuar keq. Të pyetur se si po ecën drejtimi i vendit, qytetarët thuajse janë të një mendje. 44% mendojnë se vendi po ecën në rrugën e duhur ndërsa 41% se po ecën në rrugën e gabuar. 15% nuk janë të sigurtë për këtë pyetje. Papunësia rezulton të jetë ccështja që shqetëson më shumë shqiptarët. 66% e tyre kanë vënë këtë çështje në vend të parë, ndërkohë që me 57% është ekonomia dhe 47% varfëria. PD e PS kanë një opinion të mirë në sytë e qytetarëve. 54% mendojnë pozitivisht për PD-në ndërsa për PS-në 62%. Zogby International ka filluar të shfaqet me sondazhe nga viti 1984 në Amerikën e Veriut, në Amerikën Latine, në Lindjen e mesme, azi dhe evropë. 2008-ta konsiderohet si viti më i suksesshëm i Zogby International.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›