E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet i kërkuari për vjedhje banesash

Tiranë – Policia ka vënë në pranga një të kërkuar pasi akuzohej për vjedhjen e banesave në rrethinat e Kavajës. Burimet policore thanë për gazetën se dy ditë më parë shërbimet e Komisariatit të Policisë së Kavajës kryen ekzekutimin e urdhrit të ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për shtetasin Saimir Jani Kulari, 21 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së banesës së një shtetasi, të ndodhur më datë 30 janar 2008, në fshatin Karpen Kavajë. Për këtë vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë grumbulluan informacione operative, të cilat i çuan në identifikimin e bashkautorit në këtë vjedhje, duke realizuar më pas kapjen dhe arrestimin e shtetasit Agim Zeqir Krasniqi, 38 vjeç, lindur dhe banues në Karpen. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprën penale të “Vjedhjes”, të parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

Trafikonte makina, policia e dërgon në qeli

Tiranë - Trafikonte mjete motorike, por dje është zbuluar nga policia e cila e ka vënë në pranga. Burimet thanë se Seksioni kundër Vjedhjeve dhe Trafiqeve të Paligjshme kreu veprimet procedurale për automjetin tip “Volvo S 80”, me targë 7348 TK16, pasi rezulton se ky mjet është i vjedhur në Francë më datë 23 nëntor 2007. Ndërkohë, automjeti u bllokua në afërsi të Pazarit të Ri, i cili drejtohej nga shtetasi Besnik Rexhep Matoshi, 35 vjeç. Nga veprimet e kryera mjeti është futur në Shqipëri nga shtetasi Gracian Xheladin Shtylla, 29 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, ndërsa po punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, të parashikuara nga Nenet 141/a dhe 186 të Kodit Penal.

8 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›