E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet 51-vjeçari, mashtroi për dëftesë false

Tiranë - Uniformat blu kanë arrestuar dje një 51-vjeçar pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetas. Seksioni kundër Krimit Ekonomiko–Financiar dërgoi në prokurori materialet për
Agron Pero Runën, 51 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë, pasi akuzohet për veprën penale të “Mashtrimit”. Ndaj këtij shtetasi është depozituar një kallëzim penal pasi mendohet se ky shtetas në muajin nëntor të vitit të kaluar i ka marrë personit kallëzues një shumë prej 1 500 dollarësh me qëllim nxjerrjen e një dëftese të shkollës së mesme të falsifikuar.

8 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›