Arrestohet i kërkuari për vrasje, i arratisur nga burgu në 97-ën
Arrestohet i kërkuari për vrasje, i arratisur nga burgu në 1997, i dënuar me 21 vjet heqje lirie për veprën penale të vrasjes. Arrestimi i bë në sajë të operacionit të koduar “Mangalem”, bashkëpunim i policisë së Beratit dhe Tiranës.
TIRANE- Arrestohet i kërkuari për vrasje, i arratisur nga burgu në vitin 1997. Arben Shehu është dënuar me 21 vjet heqje lirie, për vrasjen e Bandill Kodhelit në vitin 1993. Arrestimi u bë i mundur nga Sektori i Operacioneve Speciale të Drejtorisë së Policisë Qarkut Berat në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, në kudër të operacionit të koduar “Mangalem”.
Gjatë këtyre viteve, i kërkuari i është shmangur arrestimit duke u strehuar jashtë kufijve të Shqipërisë. Kohët e fundit ai, ka qëndruar në Tiranë, duke u maskuar si biznesmen.
(e.n/BalkanWeb)