Lamtumira e fundit për sulmuesin e Kombëtares Shpresa
Futbolli dhe qyteti i Lezhës i kanë dhënë lamtumirën e fundit sulmuesit të ekipit kombëtar Shpresa Brian Filipi, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike në Itali të premten e kaluar. Në ceremoni nuk ka munguar as presidenti i FSHF-së.
LEZHE- I është dhënë lamtumira e fundit në qytetin e Lezhës, sulmuesit të ekipit kombëtar Shpresa, Brian Filipi, i cili humbi jetën tragjikisht në Itali. Arkivoli me trupin e pajetë të futbollistit 20 vjecar është vendosur në stadiumin Beslidhja , ku qenë të pranishëm autoritete të larta të futbollit, politikanë, të afërm të familjes dhe qytetarë të shumtë. Nuk mungonte as një përfaqësi e ekipit kombëtar Shpresa apo e Ministrisë së Sporteve. Presidenti i Federatës, Armand Duka e cilësoi humbjen e tij si humbje për gjithë futbollin shqiptar. Ndërsa drejtori i sporteve Bici theksoi se ka humbur një talent i ri që do ti jepte shumë edhe Kombëtares. Në ceremoni nuk kanë munguar as zyrtarët më të lartë të Bashkisë së Lezhës .
Brian Filipi ishte vetëm 20 vjec dhe luante me ravenin në Serinë C në Itali. Të premten rreth orës 23 ai u aksidentua nga një makinë që drejtohej nga një grua 52 vjecare, me shpejtësi tejet normave të lejuara. Për nder të tij, ish kapiteni i Kombëtares Igli Tare ka organizuar edhe një miqësore mes Lacios dhe Ravenës.
(e.n/News24/BalkanWeb)