E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takon Jones, diskutohet bashkëpunimi

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, gjatë qendrimit të tij në Nju Jork u takua me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve Stuart Jones. Në takim Meta e Jones diskutuan mbi çështje të bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe SHBA-së. 


NJU JORK-Meta dhe Jons diskutuan mbi çështjet të bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe SHBA-së, gjatë takimit në Nju Jork. Një vend të vacantë në bashkëbisedim zuri edhe diskutimi mbi situateën në rajon dhe perspektivën e saj. Zëvendëskryeministri Meta bëri një paraqitje të zhvillimeve lidhur me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe krijimin e koalicionit qeverisës. Meta e siguroi Jones për angazhimin e qeverisë shqiptare për të luajtur një rol sa më konstruktiv e të moderuar në shërbim të paqes, stabilitetit e aspiratave të përbashkëta për integrimin europian të vendeve të rajonit. Nga ana e tij, Jones shprehu vlerësimin për zgjedhjet si më të mirat e zhvilluara deri më sot dhe gatishmërinë e maxhorancës për të bashkëpunuar me opozitën në funksion të reformës zgjedhore dhe përmbushjen e vërejtjeve dhe sugjerimeve të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it. Jones rikonfirmoi mbështetjen e plotë të SHBA-ve në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Meta u takua edhe me homologet Qipriot dhe Rumun. Krahas takimeve dypaleshe, ministri Meta mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Kartës së Adriatikut, A5. Në fjalën e tij, z. Meta bëri një pasqyrë të kontributit të Shqipërisë në drejtim të luftës kundër terrorzmit dhe ruajtjes së paqes e sigurisë në botë.
(m.a/News 24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›