E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet i moshuari, 60 vjeç ngacmoi seksualisht të miturin

 TIRANE - Një 60-vjeçar është arrestuar dy ditë më parë nga Komisariati Nr.1 i Tiranës, me akuzën e “veprave të turpshme”. Burime nga policia thanë se është vënë në pranga Pjetër Ndrevata, lindur në Tropojë dhe banues në Shkozë të Tiranës. Ndaj tij kishte depozituar kallëzim një prind, 38-vjeçar, i cili ka deklaruar para hetuesve, se Ndrevata ka kryer veprime të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht djalin e tij 5-vjeçar, pasi e ka ftuar në banesë. Sipas denoncimit në polici mësohet se Ndrevata ishte fqinj i familjes së djalit të mitur dhe në një moment kur e ka parë në vetëm në oborr e ka ftuar në shtëpi, duke i kërkuar ta ndihmonte për diçka. Djali i vogël ka pranuar dhe është futur në shtëpinë e Pjetër Ndrevatës, i cili ndodhej vetëm në ato momente. Pa humbur shumë kohë, duke përfituar edhe nga mosha e mitur e djalit që ndodhej në shtëpinë e tij, 60-vjeçari ka nisur ta ç’veshë dhe ta prekë në pjesët intime të trupi. I mituri ka nisur të qaj dhe më pas ka kërkuar që të dalë nga shtëpia e të moshuarit, për të shkuar pranë familjes së tij. Edhe pse fillimisht Ndrevata nuk ka dashur ta linte të ikte, më pas është bindur duke i veshur rrobat dhe i ka hapur derën e jashtme, por duke iu lutur që të mos i tregonte askujt për atë që kishte ndodhur. Por në fakt 5-vjeçari ka vrapuar për tek i ati dhe i ka rrëfyer gjithçka. Edhe pse fillimisht ka pasur një ballafaqim mes babait të të miturit dhe 60-vjeçarit Ndrevata, ky i fundit nuk ka pranuar asgjë nga ato që i kishte treguar i biri. Më pas babai 38-vjeçar është drejtuar në polici, për të bërë kallëzimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›