E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shokun e qëllova pas gotës së rakisë”

 BURREL - është vetëdorëzuar disa orë pas krimit të kryer shtetasi Ramazan Koka, i akuzuar nga policia e Burrelit si autor i vrasjes së Haqif Lleshit. Pohimet e Kokës dhe grumbullimi i fakteve nga oficerët e policisë gjyqësore kanë çuar drejt zbardhjes ngjarjen e ndodhur pasditen e së hënës në mes të qytetit. “Ne ishim në lokal dhe po pinim nga një gotë raki. Jemi zënë vetëm për çështje gjuetie. Kam qenë në gjendje të dehur dhe kurrë nuk më ka vajtur në mendje se mund t’i merrja jetën shokut tim me një grusht”, pohoi Koka, duke treguar se nuk e ka menduar se Lleshi do të humbte jetën. “Më kanë telefonuar zyrtarë të policisë dhe më kanë kërkuar të vetëdorëzohem. Jam penduar shumë për atë çka i ndodhi shokut tim dhe mua”, janë fjalët e autorit të ngjarjes. Ai u largua nga vendi i ngjarjes, për t’u kapur pak orë më vonë në fshatin Frankth, prej nga ishte dhe viktima.                          h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›