E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet i pesti i grupit të hajdutëve

Sarandë

Pas 15 ditësh kërkim, është bërë e mundur edhe prangosja e anëtarit të pestë të grupit që ka realizuar 20 vjedhjet më mafioze në Sarandë. Ai është Fatjon Abazi, 21 vjeç, i cili u shtohet katër arrestimeve të kryera më 9 janar nga Komisariati i Policisë së Sarandës. Abazi, sipas burimeve policore, ka qenë në kërkim dhe është personi i pestë i akuzuar për vjedhje në bashkëpunim dhe shkatërrim të pronës së tjetrit. Të njëjtat burime bënë të ditur se arrestimi i tij u bë në orët e para të ditës së shtunë, në qytetin e Sarandës. Më 9 janar uniformat blu të Sarandës, në kuadër të operacionit të koduar “Fshesa”, arrestuan katër persona, anëtarë të një grupi vjedhjesh të kryera në disa biznese dhe banesa, duke përdorur edhe maska e armë me silenciator.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›