Dy të moshuar hetohen për falsifikim dokumentesh
Durrës
Dy persona vihen nën hetim, pasi dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të padrejtë pensionin e pleqërisë. Organi i akuzës do të hetojë më tej për të zbardhur rastin e përfitimit të shtetasit Sh.B., 67 vjeç, lindur në fshatin Bele të Kukësit dhe banues në fshatin Kuçok të Durrësit. Policia deklaroi zyrtarisht se procedimi penal ndaj tij filloi për arsye se dyshohet që nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, e konkretisht certifikatës së lindjes, në të cilën ka ndryshuar datën e lindjes, ka arritur të përfitojë pension të paligjshëm që nga viti 1999. Ndërkaq, shtetasja tjetër që dyshohet të ketë përfituar pension të paligjshëm përmes përdorimit të dokumenteve të falsifikuara dhe konkretisht librezës së vjetërsisë në punë është T.S., 61 vjeçe, e lindur në rrethin e Dibrës dhe banuese në lagjen 17 të qytetit bregdetar të Durrësit.
#