Kontrabanda, arrestohet doganieri i Kakavijës
Gjirokastër
Një doganier i Kakavijës, i shpallur në kërkim prej një muaji, është arrestuar dje nga Policia e Gjirokastrës. Syrja Misiraj, 24 vjeç, lindur dhe banues në Fier, akuzohet se ka kaluar pa paguar doganën një kamion të ngarkuar me mallra ushqimorë që vinte nga Athina dhe u ndalua nga policia në Tepelenë. Sipas zëdhënësit të Policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai, doganieri akuzohet për “shpërdorim të detyrës” dhe gjykata ka vendosur për të masën e arrestit me burg. Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në 11 dhjetor 2009, kur ka qenë duke kryer detyrën si doganier i kontrollit fizik në degën e Doganës së Kakavijës. Rreth orës 17.00 të kësaj date, Policia e Tepelenës ndaloi një kamion që vinte nga Athina dhe nga kontrolli rezultoi se malli ishte i pa shoqëruar me deklaratë zhdoganimi. Policia zbuloi se në këtë ngjarje ishin të përfshirë edhe dy doganierë të tjerë, të cilët u shpallën në kërkim.
#