Arrestohet i shpalluri në kërkim
01/06/2005 KRUJE - Uniformat e policisë së Krujës kanë arrestuar shtetasin Fatmir Bami. Ai është shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes me paramendim, të mbetur në tentativë, dhe që nga koha e kryerjes së krimit i është fshehur drejtësisë. Sipas policisë, Bami akuzohet për tentativën e vrasjes së një bashkëfshatari në fillim të muajit tetor 2004, vepër e kryer në bashkëpunim. Për këtë arsye gjykata kishte vendosur dy javë më pas masën e sigurisë, atë të “arrestit në burg” në mungesë, ndërsa 40-vjeçari ka rënë në duart e policisë 8 muaj pas kohës për të cilën akuzohet se ka kryer aktin.