E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vdes nën rrota 24-veçarja

01/06/2005  Tenton të ndihmojë një të aksidentuar

ELBASAN - Tentoi të ndihmojë një shtetas të aksidentuar me motor nga vëllai i saj, por vdes tragjikisht nën rrota një grua. Ngjarja ndodhi dje, rreth orës 19.40, në hyrje të qytetit Cërrik, në vendin e quajtur Belik. Blerta Omeri, 24 vjeçe, ka qenë dëshmitare e një aksidenti të kryer me motor nga vëllai i saj dhe ka rendur për të shpëtuar nga vdekja një shtetas të shtrirë në asfalt. Në atë çast një automjet, tip “Benz”, me targë BP 502 BV, i drejtuar nga shtetasi Pëllumb Isaku, nga fashati Malasen, e ka përfshirë nën rrota, duke i shkaktuar vdekjen. Në vendin e aksidentit ka shkuar policia e qarkullimit rrugor, e cila ka bllokuar automjetin dhe ka ndaluar autorin e aksidentit. Nga ana e policisë, po punohet për zbardhjen e këtij aksidenti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›