Për një gardh, plagos me çifte fqinjën
01/06/2005 GRAMSH - Ka marrë çiften dhe ka goditur 33-vjeçaren pas një debati të zgjatur për një gardh që ndante dy ara.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30 të mbrëmjes së hënë, në fshatin Bersnik, komuna Kushovë, e rrethit të Gramshit. Alfred Selimi, 24 vjeç, ka shkrehur armën e gjahut që e mbante me leje mbi Liliana Brahon, nënë e dy fëmijëve, e cila ka marrë plagë të rënda.
Ndërsa 24-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, banorët dhe familjarët e viktimës e kanë transportuar një herë për në spitalin e Gramshit, por plagët e rënda kanë bërë që Braho të niset drejt Elbasanit dhe më pas në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku po lufton me vdekjen.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se debati ka filluar kohë më parë, për vendosjen e gabuar të gardhit, i cili ishte kufiri midis dy pronave. Liliana ka kërkuar spostimin, ndërsa 24-vjeçari nuk është menduar shumë, por ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar mbi të.
Pas një aksioni të policisë, 24-vjeçari Selimi është vënë në pranga, ndërsa e plagosura ndodhet në gjendje tepër të rëndë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Kohët e fundit janë shënuar disa raste konfliktesh me armë, për shkak të kufijve të vendosura në pronat private të fshatarëve. Debatet nisin me ankesa për spostime gardhesh, apo për pretendime edhe më të mëdha mbi pronësinë, e më pas përfundojnë me të plagosur e të vdekur. Sipas informacioneve të policisë, në fshatra numri i ngjarjeve për shkak të pronës vjen çdo ditë e në rritje.