Fillon ndërtimi i rrugës Nish Tulla e Re
01/06/2005 DURRES - Rruga “Hajdar Demiri”, e cila njihet si rruga Nish Tulla e Re ka filluar dje të rikonstruktohet në kuadër të strategjisë së zhvillimit të qytetit në programin “Delta”. Kjo rrugë është afro 1 km dhe ndodhet në një gjendje tejet të amortizuar. Projekti për rikonstruksionin e saj kap vlerën e 40 milionë lekëve. Projekti parashikon shtrimin e rrugës, ndriçimin, gjelbërimin, ndërtimin e trotuareve dhe kanalizimet. Projekti do të realizohet nëpërmjet dy fazave, ndërkohë që faza e parë e nisur dje ka vlerën e 27 milionë lekëve, të cilat janë akorduar nga buxheti i pavarur i bashkisë. Faza e dytë e projektit do të realizohet gjatë vitit të ardhshëm.