Godet me thikë fqinjin
01/06/2005 Në pranga 44-vjeçari
ELBASAN - Plagos me thikë 39-vjeçarin, ndërkohë që arrestohet në flagrancë nga policia.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.30 të ditës së hënë, kur shtetasi Alfred Bumçi, ka goditur me thikë 39-vjeçarin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia. Mësohet se i dëmtuari është transportuar menjëherë në spital, ku ka marrë mjekimet e para. Sipas mjekëve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë disa orë më vonë është vënë në pranga autori i kësaj ngjarje, i cili mësohet të ketë patur një konflikt për motive të dobta me të dëmtuarin.
Po këtë ditë një tjetër i plagosur me thikë ka mbërritur në spitalin kirurgjik, një 34 vjeçar i goditur në brinjë ka mbërritur në spital i gjakosur.
Mësohet se kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e një grindjeje banale. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave.