E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet i shumëkërkuari, ishte dënuar me 25 vjet burg për vrasje



KRUJË – Pas më shumë se 7 vjetësh kërkimi, ka rënë në grackën e kontrollit policor në portin e Durrësit një 38-vjeçar i dënuar me 25 vjet burg nga drejtësia shqiptare. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se dy ditë më parë shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit identifikuan në hyrje një person të shumëkërkuar, i ndëshkuar nga drejtësia për vrasje me paramendim në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Sipas tyre, autori i prangosur është shtetasi Shkëlqim Sula, lindur dhe banues në Tiranë. Ky shtetas është shpallur në kërkim nga komisariati i Policisë së Krujës që prej 27 qershorit të vitit 2006 pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin e datës 26 korrik të vitit 2001 ka caktuar ndaj tij masën e dënimit me 25 vjet burg. Burimet e policisë vendore sqarojnë se ky shtetas në korrik të vitit 200, në lagjen “Kastrioti” të Fushë Krujës, në bashkëpunim me shtetasit; Sokol Xhambazi (vëllai nga nëna i Shkëlqimit), Lulëzim Meçani (djali i tezes së Shkëlqimit) dhe Irena Zirin, kanë vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin Fatbardh Ziri (bashkëshorti i Irenës), banues në Fushë Krujë. Ngjarja është zhvilluar sipas një “skenari” të hartuar më parë nga këta shtetas me qëllim ekzekutimin e bashkëshortit të shtetases Irena Ziri. Bashkëpunëtorët në këtë ngjarje, e konkretisht shtetasit Sokol Xhambazi, Lulëzim Meçani dhe Irena Ziri aktualisht vuajnë dënimin e tyre me përkatësisht 10, 15 dhe 25 vjet burg për veprat penalë të mësipërme. Materialet për veprat penale të vrasjes me paramendim në bashkëpunim dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Krujë.

24 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›