Arrestohet ish-drejtori i KESH-it
ELBASAN - Arrestohet pas 10 ditësh në kërkim ish-kreu i KESH-it në Elbasan, Nikolla Tuke. I akuzuar për shpërdorim detyre dhe abuzime me tenderat e ndodhur vitet e fundit në filialin e korporatës në Elbasan, ai u arrestua dje në qytetin e Pogradecit. Për Tuken, ashtu si dhe për dy ish-drejtorë dhe 5 nëpunës të KESH-it u lëshuan fletët e arrestit, pasi raporti i KLSH-së zbardhi shkelje gjatë procedurave të tenderimit. Tashmë në kërkim janë dy prej ish-drejtuesve të KESH-it në Elbasan, Artan Topi dhe Ndriçim Banja. Sipas hetimeve të kryera rezulton se ata kanë shpërdoruar detyrën, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 3 milionë eurosh. Që nga data 15 dhjetor, Tuke, Topi dhe Banja ishin në kërkim për këtë akuzë të ngritur nga prokuroria. a.k