E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rama të ndahet nga e kaluara”

 

Partia Demokratike i bën thirrje kreut të PS-së, Edi Rama të ndahet nga regjimi i kaluar. Duke sjellë para publikut një rast kur dy qytetarë u vranë në kufij, në tentativë për të kaluar kufirin, Gerti Bogdani tha se "Partia Demokratike me të drejtë pyet drejtuesit e opozitës, a meritojnë ata që "asgjësuan" (siç shkruhet në dosje) mijëra e mijëra qytetarë dhe të rinj të pafajshëm, që ndërprenë ëndrrat e mijëra të rinjve, faji i vetëm i të cilëve ishte dëshira për një jetë më të mirë, të drejtojnë dhe gjykojnë sot fatet e shqiptarëve. PD me të drejtë pyet Ramën, si mund t'i drejtohesh te rinjve sot për t'u bashkuar me një politike të re, kur ju nuk doni të ndaheni nga e vjetra?".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›