E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjimet arrestohet Rebekah Bruks

Rebekah Bruks, ish-shefja ekzkutive e “News Intrenational” është mes 6 personave të arrestuar në Britaninë e Madhe në kuadër të hetimeve për përgjimet e paligjshme. Në pranga ka përfunduar edhe  bashkëshorti i saj Çarli, ish-gazetar i “News of the World”. Lajmin e bën të ditur “Daily Telegraph”. Dy perosnat në fjalë janë arrestuar nga policia në shtëpinë e tyre në Chipping Norton, në Oxfordshirë.
Bashkë me ta janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë në Londër , Hampshirë e Hertfordshirë, gjithmonë në kuadër të të njëjtit hetim. Përveç Rebekah Bruks dhe bashkëshortit të saj, kanë përfunduar në burg një 39 vjeçar nga Hamshirë, një 46 vjeçar dhe një 48 vjeçar nga Londra.
Policia, shkruan “BBC”, nuk ka saktësuar nëse ndonjë prej tyre ka përfunduar në burg edhe më parë. Në total numri i të arrestuarve në kuadër të skandalit të hetimeve ka arritur në 45. Operacionet e arrestimit janë bërë orët e para të mëngjesit. Të gjithë të arrestuarit ka bërë të ditur “Skotland Jard”, janë të dyshuar për komplot për të penguar drejtësinë.

  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›