E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financimi per menaxhimin e mbetjeve urbane

Ministria e Mjedisit do të kërkojë shkarkimin nga detyra të të gjithë atyre kryetarëve të komunave apo bashkive që vazhdojnë të mos pastrojnë territorin që kanë nën administrim nga mbetjet edhe pas gjobave të vendosura nga kjo ministri. Ndërkohë që menaxhimi i qëndrueshëm dhe i integruar i mbetjeve të ngurta për vetë burimet finaciare që kërkon një proces i tillë konsiderohet si një sfidë.  Për një periudhë 13 vjeçare deri në vitin 2025, sipas zëvendësministrit të Mjedisit, Taulant Bino, kërkohet një investim fillestar prej 150 milion eurosh, ndërsa çdo vit për shërbimet operative duhen shpenzuar 52 milion euro. Kosto këto që megjithëse, sipas zëvendësministrit të Punëve Publike, Ylli Manjani  duhet të financohen mbi filozofinë që ndotësi paguan.
Sipas specialistëve, këto financime nuk mund të paguhen vetëm nga fondet e pushtetit vendor prandaj në këtë aspekt kërkohet bashkëpunimi me sektorin privat. Për të diskutuar rreth çështjeve ligjore dhe atyre teknike për partneritetin publik-privat në sektorin e mbetjeve të ngurta në vend, Korporata Financiare Nëerkombëtare, IFC, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri, organizuan tryezën e rrumbullakët ku të pranishëm ishin ekspertë vendas dhe të huaj. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›