Domenek: Jemi përmirësuar
11/02/2005 Trajneri i Francës është shprehur i kënaqur me nivelin e lojës që po tregon skuadra e tij
Ndonëse skuadra e drejtuar nga Rajmond Domenek ka dështuar për të arritur një fitore në takimin miqësor kundër Suedisë që përfundoi në barazim 1-1, kanë dalë në pah disa shenja kthese ashtu si në sukseset e dikurshme. Përfaqësuesja franceze tregoi se taktikisht ideja e ndërthurjes së lojës me lojtarët e shumtë të rinj në formacion ka filluar të japi gradualisht efektin e pritshëm. Francezët kanë mbizotëruar pothuajse gjatë gjithë takimit kundër Suedisë, ku nuk munguan aksione të tilla që ngjanin së tepërmi me ato që realizonte Zinedin Zidan. Nga ana tjetër edhe sulmuesi i Juventusit David Trezege është rikthyer në formacionin titullar pas gjashtë muajsh mungesë. Kështu, ai ishte në gjendje për të vënë shpeshherë në siklet mbrojtjen suedeze. Juventini kishte për partner në sulmin francez edhe sulmuesin e Arsenalit Tieri Henri, i cili në Euro 2004 nuk dha pothuajse asgjë nga kapaciteti i tij futbollistik. Loja e zhvilluar nga dyshja e sulmit ka konfirmuar edhe një herë se Franca do të kishte nevojë për më shumë përgatitje prej tyre në mënyrë që të siguroj kualifikimin në finalet e Botërorit 2006. “Unë nuk dua të zë emrin e ndonjë lojtari të veçantë nga skuadra ime, ka thënë trajneri Domenek. Megjithatë unë jam i kënaqur me gjithë atë që kam parë gjatë zhvillimit të ndeshjes. Ne treguam më shumë kurajo, qetësi dhe vullnet për të luajtur. Ky takim më ka lënë më shumë mbresa në krahasim me ato që kemi zhvilluar më parë qysh prej ardhjes sime në drejtimin e pankinës së skuadrës përfaqësuese. Ndërkaq loja e treguar prej Vikashi Doraso nuk është asgjë e re për mua. Unë e di fare mirë se cilat janë vlerat e Vikash. Thjesht unë duhet t’i jepja më shumë shanse për t’u aktivizuar në radhët e skuadrës përfaqësuese. Vetëm në këtë mënyrë ai do të jetë në gjendje për të nxjerrë në pah më mirë vlerat e tij si futbollist profesionist”. Në lojën e tij Doraso është mbështetur fort edhe nga mesfushori i Barcelonës Ludovik Zhuli si dhe ai i Bordos gjatë pjesës së dytë, Kamel Meriem. Po ashtu trajneri Domenek ka mbetur mjaft i kënaqur edhe nga rendimenti në fushë që ka treguar kapiteni Patrik Vieira dhe Benua Pedreti. Por, sirenat e alarmit për Domenek duket se kanë rënë në qendër të mbrojtjes, ku Skuilaçi dhe Zhivet janë ende shumë larg prej standartit të dyshes Blank-Desaji.