Arrestohet, kapet duke vjedhur transformatorin 20 mijë kilovolt
LUSHNJE – Tentativa për vjedhjen e një transformatori në një nënstacion elektrik në rrethin e Lushnjes ka dështuar, gjë që ka sjellë arrestimin e autorit. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Fierit bëjnë të ditur se është prangosur shtetasi Fatos Bajramaj pasi është kapur duke vjedhur një transformator prej 20 mijë kilovat. Shërbimet e Policisë Kriminale kanë arrestuar Bajramajn, i cili po bënte grabitjen e radhës në periferi të qytetit të Lushnjës. Akti është kryer kur nuk kishte energji elektrike në këtë zonë. Nënstacioni furnizon me energji me mijëra konsumatorë në rrethin e Lushnjës. Bajramja është ndaluar disa herë për të njëjtën vepër penale.
Kapet 37-vjeçari me kamionin e vjedhur në Italia
VLORË - Një 37 vjeçar u ndalua mbrëmjen e së premtes nga Policia e Vlorës, pasi akuzohet për trafikim të mjeteve motorike nga Italia. Burime zyrtare të policisë lokale, bënë të ditur se "Renato Lamçe u ndalua pasi rezultoi se një kamion "Fiat", me targa VL 7208 C, pronë e tij, rezultoi të ishte vjedhur në Itali". Sipas policisë, Lamçe, i cili do të hetohet në gjendje të lirë, ka deklaruar se e ka blerë mjetin në përputhje me procedurat që parashikon ligji. Ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dokumentacionit të mjetit, i cili është deklaruar i humbur në shtetin fqinj.
8 Shtator 2008