E Diel, 1 Nëntor 2026

“Lupeni” nga Mirdita bën vjedhjen e 41, bie “viktimë” turisti nga Maqedonia



DURRËS – Megjithëse ka bërë 40 grabitje deri më tani i mituri i konsideruar si një superhajdud, sërish nuk ka hequr dorë nga zanati. 11-vjeçari Markeljan C., ka kryer sërish grabitjen e radhës, ku për pak kohë ai është bërë “pronar i 9 mijë dollarëve. Edhe këtë herë “viktimë” e tij kanë qenë pushues në zonën e Plazhit në rrethin e Durrësit. Burime zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se vjedhja ndodhi në lagjen Nr. 13, në sektorin “Teuta”, pikërisht në hotelin “Edart”, ku në njërën nga dhomat e tij. “Lupeni” i vogël ka hyrë në mjediset ku ndodhej një familje maqedonase me kombësi shqiptare, e cila prej kohësh jeton në Shtetet e Bashkuara të
Grabitja
Amerikës. L. XH., 52 vjeç, lindur në Dibër e Madhe, së bashku me familjen e tij, po qëndronte prej disa ditësh, në njërën nga dhomat e katit të pestë të hotelit “Edart”. Por, Mbrëmjen e së premtes, 52-vjeçari ka pikasur se në dhomë nuk gjumit ndodhej shuma prej 9 mijë dollarësh që kishte marrë me vete. Ndërkohë, të gjithë anëtarët e familjes së tij kishin zbritur poshtë në restorant për të ngrënë darkën. Kryefamiljari u paraqit tek administrata e hotelit “Edart” dhe njoftoi se dikush kishte hyrë në dhomën e tij dhe kishte marrë paratë që ndodheshin brenda. Duke mos arritur të zgjidhë asgjë në hotel, kryefamiljari lajmëroi policinë e Durrësit. Kjo e fundit tha se nisi menjëherë hetimet.
Arrestimi
Ditën e shtunë paradite struktura për hetimin e krimeve ndaj pronës arriti në përfundimin se plaçkitja e dhomës së familjes shqiptare nga Maqedonia është kryer nga 11-vjeçari Markeljan C., lindur në Mirditë dhe banues në Allias të Tiranës. Markeljani i vogël, bashkë me 5 të tjerë u ndaluan rreth 3 javë më parë në Durrës për disa grabitje të kryera në zonën e Plazhit. Të njëjtën gjë ai e kishte bërë edhe 40 ditë më parë së bashku me një mikun e tij, pasi kishin grabitur kabinat e disa pushuesve nga Maqedonia. Ky djalë i vogël, është i njohur shumë për policinë e Tiranës, pasi i janë provuar më se 40 vjedhje të realizuara në shtëpi, biznese private dhe institucione të tjera.
Për shkak të moshës së mitur, ai është liruar dhe hetimet kanë vazhduar në gjendje të lirë, por Markeljani nuk e harron vesin e tij, duke u bërë kështu shqetësim për mijëra pushues në zonën e Durrësit, si dhe për strukturat e rendit.

Ndalohet i mituri, vodhi 200 mijë lekë në një banesë

TIRANË – Pas disa ditësh hetimi, policia ka arritur të zbulojë vjedhjen e ndodhur në një nga lagjet e kryeqytetit, ku u morën rreth 200 mijë lekë, duke vënë në pranga njërin nga autorët, i cili është në moshë të mitur. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Tiranës bëjnë të ditur se më 31 gusht ka mbërritur një denoncim për grabitjen e një banese në rrugën e Kavajës. Sipas tyre, specialistët e Seksionit kundër Vjedhjeve bënë të mundur dokumentimin e ngjarjes, ku është ndaluar J. Ç., 14 vjeç, lindur e banues në Tiranë. “Ky shtetas do të ndiqet në gjendje të lirë për shkak të moshës”, - thuhet në njoftimin zyrtar. Policia po punon për kapjen e shtetasit tjetër, bashkëpunëtor në këtë vjedhje.

8 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›