E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohet, kërcënoi familjen

11/03/2005  Një 42-vjeçar nga kryeqyteti është vënë në pranga paraditen e së mërkurës nga efektivat e Komisariatit nr.1. Burime zyrtare nga Drejtoria e Qarkut bëjnë të ditur se, Hamdi Cengu u denoncua nga të afërmit e tij. Sipas tyre, kryefamiljari ishte kthyer në shtëpi në mbrëmje vonë në gjendje të dehur. Ishte grindur me fëmijët dhe gruan pa asnjë shkak të fortë. Duke hasur në reagimin e tyre, i arrestuari nga Shkoza nuk ngurroi të rrëmbente automatikun që e mbante pa leje dhe t’i merrte shënjestër. Familjarët kanë thënë për policinë se, Hamdi Cengu i kishte kanosur me jetë nëse e kundërshtonin. Burimet shtojnë se i prangosuri nuk ka qenë dënuar më parë dhe ka arsim tetëvjeçar. Arma automatike si dhe 2 krëhërat me fishekë, u bllokuan në cilësinë e provës materiale. Vepra e konsumuar nga ai parashikohet nga nenet 84 dhe 278/2 të Kodit Penal. Materialet iu dërguan akuzës për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›