E Hënë, 2 Nëntor 2026

Festohet 76-vjetori i Policisë Kufitare

11/03/2005  Policia Kufitare e Shqipërisë feston 76-vjetorin e saj. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Shtetit shprehen se historia e forcave të kufirit nis më 28 nëntor të vitit 1912, në momentet e funksionimit të shtetit shqiptar. Në periudhën pasdiktatoriale, Policia Kufitare Shqiptare është përballur me një lëvizje shumë të madhe të migrimit të ligjshëm e të paligjshëm, të rregullt e të parregullt drejt vendeve perëndimore, është përballur me shumë vështirësi dhe me mjaft fenomene të reja. Nga ana e shtetit shqiptar, vitet e fundit është shprehur një angazhim i qartë dhe i vazhdueshëm për të parandaluar e luftuar të gjitha llojet e trafiqeve dhe krimin e organizuar. Ky angazhim dhe këto prioritete kanë ndikuar që, në programet dhe planet e Policisë së Shtetit të vendosen, ndërmjet të tjerave, objektiva të qarta për forcimin e strukturave të policisë kufitare dhe migracionit dhe rritjes së efektivitetit të tyre në luftë kundër krimit ndërkufitar, trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›